Askush nga Partia Demorkatike e Kosovës që është në koalicion me AAK nuk e kanë ditur që Ramush Haradinaj do të dorëhiqet nga posti i kryeminsitrit.

Burime të Gazetës Blic bëjnë me dije se ky veprim i Haradinajt i ka zënë gafil udhëhqësit më të lartë të PDK përfshirë edhe vet kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Jemi të habitur nga ky veprim nga mediat e kuptuam këtë “, ka thënë një zyrtar i PDK për gazetën Blic në kushte anonimiteti.

E të befasuar janë edhe në partinë e NISMA Social Dmokrate që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

Aty askush nuk ka qenë në dijeni se sot do të dorëhiqet kryeminsitri i Kosovës.

“Nga mediat kuptuam lajmin”, thotë në burim nga NISMA-a.

Veprimi i kryeministrit tashmë të dorëhequr ka habitur edhe vet presdientin e Kosovës Hashim Thaci.

Po ashtu Blic ka kontaktuar me zyrën e presidentit por që askush nuk ka folur zyrarisht.

Një burim nga zyra e presdientit ka thënë se kjo cfarë ka ndodhur sot ka qenë thjeshtë një befasi.

“Askush nuk e ka pritur këtë vendim të kryetarit të AAK Ramush Haradinaj”, ka thënë ky burim shkruan Gazeta Blic.