Haradinaj: Mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për atdheun 

29.12.2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se është mahnitëse gatishmëria e të rinjve për të shërbyer atdheun. Haradinaj, sot në ditën kur u certifikuan edhe 325 ushtarë të rinj i uron për suksese në këtë rrugë fisnike që kanë zgjedhur. “Është mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer […]

Haradinaj: Mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për atdheun  Foto: Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se është mahnitëse gatishmëria e të rinjve për të shërbyer atdheun.

Haradinaj, sot në ditën kur u certifikuan edhe 325 ushtarë të rinj i uron për suksese në këtë rrugë fisnike që kanë zgjedhur.

“Është mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për Atdheun. Sot u certifikuan edhe 325 ushtarë të rinj. Me këtë rast, uroj shumë suksese për ta, në këtë rrugë fisnike”, shkruan Haradinaj.

“Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve.

Por, sot ndjehem i shqetësuar për trajtimin jo të dinjitetshëm të Forcës nga qeveria aktuale. Me dhjetëra miliona euro të buxhetit, u humbën këtë vit, për shkak të papërgjegjësisë qeveritare.

Këto veprime të Qeverisë, cungojnë kapacitetet tona të sigurisë. Kosova do të hyjë në vitin që po vjen, me 58 milionë euro më pak armatim, municion e mjete ushtarake. Përpos vullnetit qytetar për të shërbyer, siguria e vendit kërkon përkushtim madhor dhe serioz të qeverisë”, shkruan Haradinaj.