Haradinaj Kurtit: Mos e fyej policinë sepse e dimë se kush je, plotësoja kushtet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti që “ta mos e fyejë”. Policinë e Kosovës dhe që t’ua plotësojë kushtet.Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Kreu i AAK-së ka thënë se Njësia Speciale […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti që “ta mos e fyejë”.
Policinë e Kosovës dhe që t’ua plotësojë kushtet.Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë.
Kreu i AAK-së ka thënë se Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) që kryeministri sipas tij, po i fyen, më 24 shtator kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka mposhtur “me turp” terroristët e sponzorizuar nga Serbia.
Postimi i plotë:Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia.
Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!