Bizneset Vende Pune Ofertat

Haradinaj: Kurti dje e vendosi Kosovën në pozicion të duhur, të mos kthehet prapa

Haradinaj: Kurti dje e vendosi Kosovën në pozicion të duhur, të mos kthehet prapa

27.10.2023 Lajme

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e thotë se me pranimin e propozimit evropian të 21 tetorit, Kosova është vendosur në një pozicion të duhur.

Ai ka lavdëruar kryeministrin Kurti për atë se çka pranoi dje në Bruksel, transmeton lajmi.net.

“Dje Kosova ka brëë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti me pranimin e propozimit të peshëshes për implementim e ka vendosë Kosovën në një pozicion të duhur në këtë kohë, pas shumë gabimeve dhe një kohe të gjatë të humbur në dialog”, ka thënë Haradinaj.

Ai kësisoj ka kërkuar nga BE heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Kosovës dhe të mos jetë në pikëpyetje liberalizimi i vizave.

“Me zhvillimet e djeshme, BE-ja duhet t’i heq sanksionet ndaj Kosovës menjëherë….Është e pakuptimtë me vazhdu me sanksione për Kosovën. Besoj që edhe presidenti Macron ndihet mirë. Kosova e ka mbajtë fjalën. Plani franko-gjerman, udhërrëfyesi i Ohrit, obligimet e marra janë konfimu dje me gatishmëri për zbatim. Lus BE-në që të mos ketë dilema, ta kthen fuqishëm liberalizimin e vizave se e kemi meritu me kohë. E lus Kurtin që këtë situatë të krijume mos ta kthen prapa por të veprojë në koordinim të ngushtë me aleatë tanë të sigurisë“, ka shtuar Haradinaj.

Teksa tutje ka kërkuar llogari nga Kurti që të shpjegojë “kohën e humbur në dialog”.

“Ne e kemi interes me nis procesin për anëtarësim në NATO. Ta shfrytëzojë ditën e djeshme për të ec drejt NATO-s…Të respektoj të zgjedhurit në parlament dhe të shpjegoj për krejt rrugëtimin, për kohën e humbur në dialog…Të gjitha të arriturat që i kemi sot kemi mujt m’i pasë para dy vjete edhe ma të mira dhe sot ndoshta do të kishim me qenë si Suedia, si vendet tjera në etapat finale të anëtarësimit në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Kurti: Dënim maksimal për autorët e krimit ndaj Liridonës

Kurti: Dënim maksimal për autorët e krimit ndaj Liridonës

Kryeministri Albin Kurti e ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit të Liridona Ademajt dhe njëherësh dënim maksimal për autorët e këtij krimi makabër.

Ai gjatë konferencës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, ka thënë se “zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, e i drejtë presim të jetë dënimi – pra maksimal”.

Kryeministri e ka vlerësuar si akt të drejt rivarrimin e Liridonës në vendlindjen e saj, teksa ka thënë se rastet e rënda si ai i Liridonës “ nuk mund të na lejojnë t’i mbyllim sytë para dhunës së përhapur gjinore”.

“Po punojmë në krijimin e një mjedisi ligjor të fuqishëm kundër dhunës me bazë ligjore, duke ndryshuar dhe plotësuar Kodin e Procedurës penale, duke ashpërsuar masat e për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunimit seksual dhe të dhunës në familje. Kemi përmirësuar qasjen në shërbime sociale, duke e ngritur mbështetjen për këto shërbime dhe duke siguruar qëndrueshmëri financiare për strehimoret e të mbijetuarave të dhunës në familje përmes rritjes së buxhetit dhe linjës së veçantë buxhetore për to. Kujdesi për funksionimin e të gjithë mekanizmave ndërveprues, prej raportimit deri te trajtimi, hetimi, gjykimi, pra te drejtësia përfundimtare është dhe do të jetë prioritet i lartë në qeverinë tonë”, ka theksuar Kurti.

Tutje i pari i ekzekutivit ka thënë se ajo çfarë na duhet tani më së shumti si shoqëri dhe si drejtësi është një sistem prokurorial dhe gjyqësor shumë më aktiv e shumë më efektiv.

“Pesha e padrejtësive nuk mund të vazhdojë mbi supet e grave e vajzave, as mbi supet e fëmijve e pleqve, as mbi supet e të varfërve e të shtypurve, as mbi supet e personave të sfiduar në çfarëdo rrethane tjetër. Institucionet janë të oibliguara të jenë gjithmonë përkrah atyre që u bëhet ndonjë padrejtësi. Si institucuione e si shoqëri kemi për detyrë të angazhohemi në betejën pë barazi në të drejta. Të punojmë në shenjtërinë e paprekshmërinë e secilit individ, pavarësisht zgjedhjeve që ajo ose ai i bën në jetë. Ne nuk mund të vendopsim për jetën e askujt. Askush, as gruaja, as burri, as vajza e as djali nuk janë pronë e askujt”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se të gjithë njerëzit janë të lirë me të drejta të barabarta dhe se si ekzekutiv besojnë në të drejtat e njeriut, pasi ato e bëjnë bashkë universalitetin dhe barazinë.

“Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike, çfarë ne duam të jemi dhe do të aspirojmë të mbetemi më tej. Është koha e fundit që të vetëdijesohemi e të veprojmë së bashku, ne që mendojmë e diskutojmë së bashku. Cinizmi e sarkazmi u ndihmojnë kriminelëve, janë mbështetje për dhunuesit. Duhet që shkollat publike e private, mediat publike e private, artistët e sportistët, personat që kanë ndikim në shoqëri, të gjithë t’i evitojnë mesazhet e porositë publike apo private, që mund të shihen si nxitëse apo justifikuese të dhunës dhe duhet të bashkohen në fushatën tonë kundër dhunës në bazë gjinore”, ka nënvizuar Kurti.

Ai është shprehur i bundur se me një veprim të përbashkët, me solidaritet të pakushtëzuar, të pakursyer e të parezervë në këtë betejë do ta mposhtin dhunën, diskriminimin e pabarazinë.

“Secila vajzë e grua duhet të ndjehet e sigurt dhe e pacenuar për të jetuar. Vetëm në këtë mënyrë ka kuptim secili funksion që bartim në shoqëri dhe secila pozitë që kemi në institucione”, ka përfunduar kreu i Qeverisë.  

Kurti dhe ish-drejtori i USAID-it në Kosovë flasin për rëndësinë e investimeve në arsim

Kurti dhe ish-drejtori i USAID-it në Kosovë flasin për rëndësinë e investimeve në arsim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Shefin e Stafit të tij, Luan Dalipi, dhe këshilltaren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Donika Kastrati, mirëpriti ish-drejtorin e USAID në Kosovë dhe anëtarin e bordit të Fondit Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF – Kosovo American Education Fund), Dale Pfeiffer.

Gjatë takimit, u diskutua rreth arsimit në Kosovë, përfshirë sfidat si dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar cilësinë në të gjitha nivelet.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në arsim si një prioritet i qeverisë.

Ai veçoi rritjen e buxhetit të përgjithshëm për arsimin, dhe shtimin e bursave për studentë, veçanërisht për studente vajza dhe gra në fushat STEM.

Javën e kaluar u ndanë 1882 bursa për studente në fushat STEM, duke e ngritur numrin në gjithsej 4630 bursa për gra dhe vajza në këto fusha për tri vite akademike radhazi.

Me rritjen e numrit të studenteve në këto drejtime zvogëlojmë pabarazitë sociale dhe mbështesim pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave.

Haradinaj Kurtit: Mos e fyej policinë sepse e dimë se kush je, plotësoja kushtet

Haradinaj Kurtit: Mos e fyej policinë sepse e dimë se kush je, plotësoja kushtet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti që “ta mos e fyejë”.

Policinë e Kosovës dhe që t’ua plotësojë kushtet.Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë.

Kreu i AAK-së ka thënë se Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) që kryeministri sipas tij, po i fyen, më 24 shtator kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka mposhtur “me turp” terroristët e sponzorizuar nga Serbia.

Postimi i plotë:Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia.

Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!

Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë