Haradinaj: Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë

16.08.2020

Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë. Kështu vlerëson kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se javëve të fundit ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme. Ai ende mendon se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me […]

Haradinaj: Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë Foto: Ilustrim

Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë. Kështu vlerëson kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se javëve të fundit ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme.

Ai ende mendon se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm.

Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve”, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj.