Haradinaj kërkon nga qeveria heqjen e orës policore dhe hapjen e sallave të dasmave

26.04.2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit deputet, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar qeverinë për masat mbrojtëse anti-COVID. Haradinaj në fjalën e tij ndër tjerash ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të largohet ora policore dhe të hapen sallat e dasmave. Ai poashtu ka kërkuar që […]

Haradinaj kërkon nga qeveria heqjen e orës policore dhe hapjen e sallave të dasmave Foto: Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit deputet, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar qeverinë për masat mbrojtëse anti-COVID.

Haradinaj në fjalën e tij ndër tjerash ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të largohet ora policore dhe të hapen sallat e dasmave.

Ai poashtu ka kërkuar që qeveria të fokusohet në sigurimin e vaksinave anti-COVID dhe që të siguroj medikamente falas.

”Ndërpreni menjëherë presionet ndaj bizneseve dhe gjobat ndaj qytetarëve, nuk është praktikë e duhur në kohë krize-ndëshkimi financiar” ka thënë Haradinaj.

”Legalizoni të gjitha tregjet që sjellin të hyra në buxhet dhe krijojnë vende të reja të punës. Hapne gastronominë, hapni sallate dasmave po me masa mbrojtëse, hekne orën policore”, ka shtuar ai.

Poashtu, gjatë kësaj seance edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kërkuar që të hiqet ora policore për qytetarët.