Haradinaj kërkon kushte më të favorshme për Policinë në 24 vjetorin e themelimit të saj

06.09.2023

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj për 24 vjetorin e Policisë së Kosovës ka lavdëruar këtë institucion, duke thënë se po e kryen punën me devotshmëri. “Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”, ka shkruar ai. Haradinaj tha se ata vazhdojnë të […]

Haradinaj kërkon kushte më të favorshme për Policinë në 24 vjetorin e themelimit të saj Foto: Ilustrim

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj për 24 vjetorin e Policisë së Kosovës ka lavdëruar këtë institucion, duke thënë se po e kryen punën me devotshmëri.

“Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”, ka shkruar ai.

Haradinaj tha se ata vazhdojnë të jenë shembull i integritetit dhe profesionalizmit në shërbim të komunitetit.

“Policia jonë, me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti duhet ta ketë prioritet ofrimin e kushteve të favorshme, në raport me kompleksitetin e detyrave që kryejnë”.

Kryetari i AAK-së kujtoi edhe policët e rënë në detyrë.

“Mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të Policisë, për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”.