Haradinaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Kurti e Osmani e kthyen Kosovën 10 vite prapa

30.05.2023

Kryetari i Aleancëspër Ardhmëinë e Kosovës, njëherazi edhe ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke i mbajtur përgjegjës për përmbysjen e sukseseve të vendit. Sipas Haradinajt, fakti që Kosova  përjashtua nga “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë nacionale. “Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në […]

Haradinaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Kurti e Osmani e kthyen Kosovën 10 vite prapa Foto: Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Aleancëspër Ardhmëinë e Kosovës, njëherazi edhe ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke i mbajtur përgjegjës për përmbysjen e sukseseve të vendit.

Sipas Haradinajt, fakti që Kosova  përjashtua nga “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë nacionale.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Albin Kurti “është i vogël” t’ia ndërrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa.

Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?

Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë.

Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj.

Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!