Haradinaj: Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur në fatura të rrymës, ftoj prokurorinë të hetojë

06.04.2022

“Ftoj Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje. A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se […]

Haradinaj: Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur në fatura të rrymës, ftoj prokurorinë të hetojë Foto: Ramush Haradinaj

“Ftoj Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë

Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje. A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri” thuhet në reagimin e kreut të AAK-së.

Tutje Haradinaj ka shkruar se sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë. Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur.