Haradinaj i kërkon Osmanit të kërkojë falje që e solli Kurtin në pushtet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka intensifikuar sulmet verbale ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe koalicionit qeverisës.
Në një intervistë për RTV21, Haradinaj i ka bërë thirrje Osmanit që t’i kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për koalicionin që ka krijuar dhe për sjelljen e Albin Kurtit në pushtet.
Haradinaj e akuzon presidenten se është pjesë e zhvillimeve negative në vend dhe se ka ndikuar në dëmtimin e interesave të Kosovës. Sipas tij, koalicioni qeverisës ka marrë vendime të gabuara dhe ka bërë bixhoz me të ardhmen e vendit.
“Nëse presidentja beson në atë që ka thënë, ne që katër vite i bëjmë thirrje presidentes që t’i thërras vetëdijes së vet, ndërgjegjes së vet dhe me i tregu qytetarëve se zhvillimet nuk janë mirë në vend nga kryetari. Ma mirë vonë se kurrë, por ka ndodh shumë zhvillime të dëmshme për vendin. Ka ndodh shumë bixhoz dhe pabesi ndaj Kosovës pikërisht nga ky koalicion, nga kjo shumicë të cilës i ka takuar edhe presidentja Osmani. Për këtë arsye ne sot nuk ishim në seancë”, u shpreh Haradinaj.