Haradinaj: I kemi 100 arsye për të mos e hequr taksën

02.03.2020

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovina. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deeklaruar se me heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjes, Serbia do të forcohet kurse Kosova do të dobësohet. Deputeti Haradinaj ka […]

Haradinaj: I kemi 100 arsye për të mos e hequr taksën Foto: Ilustrim

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovina.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deeklaruar se me heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjes, Serbia do të forcohet kurse Kosova do të dobësohet.

Deputeti Haradinaj ka thënë se Serbia nuk do të ndalet së penguari juruduksionin e Kosovës.

“Kjo Serbi nuk do të ndalet së penguari ndaj juridiksionit tonë, duhet t’ia bëjmë me dije që integriteti i Kosovës është i panegociueshëm. Kush më mirë se Kurti i njeh ata zyrtarë serb që sot e udhëheqin Serbinë. Zoti kryeministër pse i buzëqeshe Bërnabiqit, Serbia vetëm do të forcohet e Kosova do të dobësohet. Ju ftoj të dikutojmë, të debatojmë dhe të vijmë me propozime konkrete”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se vendosja e taksës nuk ishte e rastësishme, por ishte ndëshkim ndaj Serbisë.

“Vendosja e taksës nuk ishte rastësisht por ishte si një masë ndëshkimi ndaj Serbisë, edhe për shumë marrveshje që ishin arritur  dhe pothuajse asnjë nuk po zbatohej, ndëshkim për pengimin e njohjes dhe shtojmë faktin që Serbia nuk iu përmbajt asnjë marrëëveshjeje”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, me vendosjen e taksës shteti jonë e ktheu dinjitetin  dge tregoi që Kosova ka zot shtëpie.

Ai ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti përpjekjet e tij si opozitar për të ndaluar mallrat serbe.

“Mbaj mend kryeministrin Kurti dhe kauzën shumë vjeçare,  rrotullimin e kamionëve, përgjakjen e aktivistve për pengmin e Serbisë, gjitha këto veprime të cilat na bashkuan një kohë por,  kjo ideologji nuk shkoi gjatë. Tash po e shohim që kryeministri u dorëzua akoma pa i ardhur presioni serioz, shkeli mbi prodhuesit vendorë,  mbi cdo kod etik. Kemi mbi 100 aryje të kundërshtojmë heqjen e taksës e sidomos tani që nuk e kemi garancën e SHBA-së  për njohje nga Serbia.”, ka shtuar Haradinaj.