07.11.2019, 22:05

Haradinaj i del në përkrahje Veselit: I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i ka dal në përkrahje Kadri Veselit pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale.

Haradinaj shkroi se është i bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë, shkruan Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Ramush Haradinaj:

Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.

LEXO EDHE:  Gjykata Supreme ka fjalën e fundit për (mos)hyrjen e NISMA-AKR-PD në parlament
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.