Haradinaj homazhe tek varri i ish Presidentit

30.11.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës nderoi ish Presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Haradinaj tregoi se ish presidenti ishte një njeri i cili luftoi për pavarësinë e për lirinë e Kosovës, qysh prej viteve të hershme. Haradinaj tha se “Presidenti i ndjerë na ka lënë një trashëgimi të çmuar politike. Vizioni i tij perëndimor për shtetin […]

Haradinaj homazhe tek varri i ish Presidentit Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës nderoi ish Presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Haradinaj tregoi se ish presidenti ishte një njeri i cili luftoi për pavarësinë e për lirinë e Kosovës, qysh prej viteve të hershme.

Haradinaj tha se “Presidenti i ndjerë na ka lënë një trashëgimi të çmuar politike. Vizioni i tij perëndimor për shtetin e Kosovës, ishte dhe mbeti frymëzues për ne. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”.

Haradinaj në llogarin zyrtare të tij në Facebook postoi një shkrim dhe disa foto për ish presidentin historik të ndjerë z.Ibrahim Rugova: “Sot, kam bërë homazhe në nderim të figurës dhe veprës së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, në vigjilje të përvjetorit të lindjes së tij. Rugova na ka lënë një trashëgimi të çmuar politike. Vizioni i tij perëndimor për shtetin e Kosovës, ishte dhe mbeti frymëzues për ne. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”.