Haradinaj ‘godet’ Brnabic’in
- 25.12.2018

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës është kundërpërgjigjur kryeministres serbe Ana Brnabic, pasi Brnabic i dërgoi letër Shqipërisë për tërheqjen e njohjes së pavarsisë së Kosovës.
Brnabic ditë më parë ju ka drejtuar me një letër Shqipërisë, më saktë kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nga ky i fundit që të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ju po e shihni kryeministrja e Serbisë vazhdon me letra për Qeveritë e ndryshme, nuk i ka ardhën marre me i dërgu një letër edhe Edi Ramës, me kërku tërheqjen e njohjes, pra përderisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë se çfarë kemi vepruar ne”, tha Haradinaj.
Haradinaj po ashtu foli edhe për taksën e vendosur muaj më parë për produktet e Serbisë dhe Bosnjës, duke u shprehur i bindur se taksa është e drejtë e Kosovës dhe se me këtë vendim Qeveria e Kosovës po mbron sigurinë kombëtare.
“Sa i përket taksës është e drejtë e jona, ne e mbrojmë sigurinë tonë kombëtare”, tha Haradinaj. Kryeministri i Kosovës këto komente i bëri pasi ka marrë pjesë në ngjarjen e organizatës ‘Autizmi flet’, e cila ka për qëllim të ofrojë ndihmë për fëmijët me autizëm.