Haradinaj: Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo që po bën kryeministri Albin Kurti me kryetarët e katër komunave ne Veri dhe organizimi i peticionit për shkarkim të tyre është absurditet.
Tutje Haradinaj thotë se ka gjasa që të ketë zgjedhje të përgjithshme bashkë me zgjedhjet që do të organizohen në katër komunat veriore.
“Kjo është shpikje e Albin Kurtit. Imagjinoni, Kurti hargjon pare të Kosovës me e shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin.Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ndër të tjera ka folur edhe për problemin e Manastirit të Deçanit, duke thënë se Kurti po mundohet që t’ia bartë përgjegjësinë Komunës së Deçanit dhe sipas tij Kurti po fshihet.
“Për këtë temë mundohet me e bartë përgjegjësinë me bartë fajin te tjerët, është mirë t’i dalë përballë këtij vendimi dhe jo të fshehët”, ka thënë Haradinaj për Demos, transmeton Express.
Sa i përket raportit me aleatët, Haradinaj thotë se Kurti dhe Qeveria e tij s’kanë qenë asnjëherë të mirëpritur në SHBA.
“Kurti ka sanksione që nga fillimi, Kurti s’ka qenë i mirëpritur asnjëherë në Washington, ky dhe Qeveria e tij.Kurti po lakmon në fitore ditore që e rrezikojnë sigurinë e Kosovës dhe të rajonit”, ka theksuar Haradinaj.