Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë aktiv fizikisht. Ai gati në çdo vikend del dhe ecë në njërën nga bjeshkët e Kosovës.

Sot, bashkë me bashkëpartiak dhe bashkëluftetarë vizitoi Bjeshkën e Suharekës.

Nuk është hera e parë që kryeministri Haradinaj zgjedhë viset malore të Komunës së Suharekës për të kaluar ditët e fundjavës.

Kujtojmë se sot kryeministri Haradinaj vizitoi edhe gjigandin “Frutex” e udhëhequr nga z.Shaqir Palushi.