Haradinaj e hoqi pjesërisht taksën!

Vetëm tre ditë para se të zhvillohet takimi i shumëpritur në Berlin, Qeveria e Kosovës ka filluar të lëshoj pe në raport me tarifën e vendosur ndaj mallrave serbe. Ajo ditën e djeshme liroi nga tatimi disa mallra

Qëllimi kryesor i takimit të Berlinit, në radhë të parë është heqja e bllokadës në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, deklaroi dje Komesioneri i BE’së për Zgjerim dhe fqinjësi Johanes Hahn, duke aluduar në taksën e vendosur ndaj mallrave serbe e cila u bë bllokadë e dialogut.

Por, Kabineti Qeveritar para këtij takimi si duket ka filluar që ngadalë të lëshojë pe, kjo pasi qysh ditën e djeshme aprovoi propozim – vendimin për lirim nga tatimi doganor mallrat me kodet 0101 deri në 0106.

Kjo u arsyetua me faktin se Kosova ka nevojë për import të kafshëve, pasi u konsiderua se ka mungesë.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimit për lirim nga tatimi doganor Bashkësitë Fetare të parapara me legjislacionin në fuqi për liritë fetare në Kosovë

Kjo kërkesë, siç potencoi ministri i Financave, Bedri Hamza, ishte bërë nga Bashkësitë Fetare për t’u trajtuar sipas praktikave të vendeve të botës dhe të lirohen nga tatimi doganor.

“Ne kemi pasë kërkesë nga Bashkësitë Fetare me i trajtu sipas praktikave të vendeve të botës me i liru nga tatimi doganor, ky lirim do jetë i kufizuar vetëm në sasinë e nevojshme. Kosova çmohet dhe me këtë theksohet edhe nga Bashkësitë Fetare dhe kërkoj të votohet ky vendim nga lirimi i tatimit doganor”, tha Hamza.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj duke folur rreth Samitit në Berlin, ku do të pritet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se as atje nuk hiqet taksa.

Kurse, politikanët Serbë nuk heqin dorë nga vendimi i tyre ku thanë se pa u hequr taksa ndaj mallrave serb nuk do të ketë negociata të reja në Bruksel./GazetaMetro/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.