Në minutat e parë të mbledhjes së sotme të qeverisë, kanë filluar disa pytje nga partitë e koalicionit PDK dhe Nisma duke e pyetur kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn se a ka të drejtë që ta mbledhë qeverinë edhe pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit.

Ministrat e partisë së PDK-së dhe NISMA-s kanë kërkuar nga Ramush Haradinaj, që të mblidhen krerët e partive politike që janë në qeveri dhe të diskutojnë lidhur me të drejtat e Haradinajt që të thërras mbledhje tjera të qeverisë, pasi që siç dihet Haradinaj ka dhënë dorëheqjes nga posti i kryeministrit javën e kaluar, pasi që ky i fundit mori ftesë nga Gjykata Speciale.

Ramush Haradinaj gjatë këtij diskutimi me ministrat e PDK-së dhe NISMA-s, ai u shpreh se këtë çështje do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për ta shikuar se a shkelqen ligjet e vendit, nëse një kryeministër i vendit jepë dorëheqje dhe prapë vazhdon që të thërras mbledhje të qeverisë.

Me këtë konstatim të Haradinajt, nuk u pajtua Enver Hoxhaj dhe Abelard Tahiri nga PDK, të cilët u shprehën se nuk është e nevojshme të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por sic thanë ata duhet një dakordësi mes partive që janë në qeveri për të vendosur si duhet të mblidhet qeveria deri në zgjedhjet e reja eventuale.