Haradinaj: Do ti heqim taksat vetëm pasi ta njeh Serbia si shtet Kosovën

29.11.2018

Sektori i prodhimit në Kosovë është një nga forcat lëvizëse kryesore të zhvillimit ekonomik në vend, u tha në edicionin e parë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”. Kryeminstri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se prodhimi në Kosovë […]

Haradinaj: Do ti heqim taksat vetëm pasi ta njeh Serbia si shtet Kosovën Foto: Ilustrim
Sektori i prodhimit në Kosovë është një nga forcat lëvizëse kryesore të zhvillimit ekonomik në vend, u tha në edicionin e parë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”.

Kryeminstri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se prodhimi në Kosovë ka qenë sfidë ndërkaq lidhur me vendosjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës tha se mund të hiqet vetëm me vendim të qeverisë dhe jo në forma të tjera.

Rritja e qasjes së produkteve “Made in Kosova” në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve ishin temat kryesore të kësaj konvente.

Haradinaj tha se taksa mund të qëndroj gjatë deri sa Serbia ta njoh Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.

“Prodhimi është sfidë dhe prodhuesit kanë qenë të sfiduar që nga fillimi. Kosova ka më shumë vetëbesim në prodhim dhe produktet e vendit janë të çmuara. Si Qeveri i kemi filluar disa punë konkrete, kemi filluar me heq borxhe e taksa në raport me vendet e huaja”.

Kryeminstri tha se: “Nuk lëvizet lista për hatër të secilit se është e pamundur. Vendimi nuk është bërë vetëm për hatër të prodhuesve vendor, por është interes i 2 milion njerëzve që janë në këtë vend. Ju e dini sa keq është trajtuar Kosova dhe produkti ‘Made in Kosova’. Nuk ka njeri që ka të kaluar të lehtë, nuk ka storje që ju bënë përshtypje të gjithëve që nuk buron nga një sakrificë”.

Ai bëri i thirrje bizneseve që të mos i rrisin çmimet dhe ta keqpërdorin vendosjen e taksës për produktet serbe dhe ato të Bosnjës.

Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lansimi i platformës digjitale “Made in Kosova”.