Haradinaj: Do ta rrëzojë Qeverinë nëse nuk mbështetem për postin e Presidentit

20.08.2020

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmruar Isa Mustafën dhe partinë e tij se nëse nuk e mbështesin atë si kandidat për presidentdo ta rrezojë qeverinë. ” Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen […]

Haradinaj: Do ta rrëzojë Qeverinë nëse nuk mbështetem për postin e Presidentit Foto: Ilustrim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmruar Isa Mustafën dhe partinë e tij se nëse nuk e mbështesin atë si kandidat për presidentdo ta rrezojë qeverinë.

” Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve.

Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.

Kreu I LDK-së Mustafa në një intervistë të dhënë disa kohë më parë kishte shprehur hapur dëshirën për të marrë postin e Presidentit por një gjë e tillë është mohuar nga Haradinaj.

Ish- Kryeministri Haradinaj ka kërkuar mirëkuptim edhe nga PDK, që ta mbështesin në nismën që ka ndërmarrë.