Haradinaj dhe Muharremaj shprehin ngushëllime për familjen Hazrolli

Pas një sëmundje të rëndë ditë më parë kishte ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Shpejtim, Hazrolli.

Komandant Shpejtimi i cili ishte nga një familje atëdhetare, Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare.

Shpejtim Hazrolli vëllau i komandantit të Brigadës 123, Gëzim Hazrollit, pas një lufte me një semundje e rëndë, ndërroi jetë më 21 korrik.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kolegë të tjerë kanë shprehur ngushëllime në familjen Hazrolli në Banjë të Malishevës dhe kanë nderuar veprën e ish-bashkëluftëtarit të tyre.

Me këtë rast, Gjeneralit Gzim Hazrolli, Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij në çlirimin dhe ndërtimin e vendit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.