Haradinaj: Besimi jonë në aleatët amerikanë është i plotë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se takimi në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, do të jetë një hap para për Kosovën.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet rreth çështjes së procesit të dialogut në Uashington me palën serbe.

Në këtë takim u bisedua edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda AAK-së dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakordua që t’i propozohet Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas statutit të partisë.

“Sot takova kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova. Informova kryetarët për zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, rreth çështjes së dialogut, ku AAK përfaqësohet nga ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla.

Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikan është i plotë.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Biseduam po ashtu rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduam t’i propozojmë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës” ka njoftuar Haradinaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.