Haradinaj: BE-së i ka humbur rruga në oborr

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr.

Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës ka shkruar Haradinaj.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me votimin e Statutit të ri për Trepçën.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Sipas saj, kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Ajo ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut.

“BE si ndërmjetësues i dialogut,  ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapur ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidh nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”, ka thënë Koacijancic, e pyetur për pasojat që mund të ketë miratimi i Statutit për Trepçën që u votuar para pak ditësh në parlamentin e dialogut dhe për fatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

RAPORTO