Kryeministri në detyrë Haradinaj akuza Vetëvendosjes se po vonohet në krijimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një deklaratë për media ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe më gjerë.

Sipas Haradinajt nuk kemi nevojë për Mini-Shengen, Kosova është e interesuar për Shengen, për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik. Kjo është përspektiva jonë.

Edi Rama është vllau im, ai është shqiptar unë jam shqiptar, por që nuk kam patur qare pa dalë kundër ndarjes së Kosovës.

Po ashtu Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke e vonuar krijimin e institucioneve, për çka shtoi se nuk e kupton pse fituesi nuk e krijon qeverinë.

Ai tha se është mirë që institucionet të krijohen sa më shpejt, pasi sipas tij, vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime jo të arsyeshme, emërime jo të duhura dhe probleme të tjera. E për këto, Haradinaj shtoi se fituesi i zgjedhjeve nuk po lodhet.

“Kosova e ka rrugën e vet jo të lehtë, jemi të sfiduar si vend, është mirë t’i ndërtojmë institucionet tona sa më shpejt dhe t’iu kthehemi temave qeverisëse, ashtu siç u tha nga Ambasada e Amerikës një ditë më herët. Vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime, ta zëmë jo të arsyeshme, emërime jo të duhura, probleme të tjera. Tani fituesi i zgjedhjeve hetohet që nuk lodhet për këto, pra e vonon krijimin e institucioneve. Nuk e kuptoj mandatarin ose fituesin pse nuk e krijon qeverinë”, tha ai.

Po ashtu Haradinaj tha se ne jemi parti opozitare, prandaj nuk kemi kauzë për pjesëmarrjen në një qeverisje të z.Kurti, një qeverisje të lajmëruar prej tyre, e respektojmë vendimin e sovranit, kush ka fituar, presim prej atyre t’i marrin përgjegjësitë.

Pra, ai tha se mos ta vonojnë formimin e qeverisë, Nnuk bie përgjegjësia e njëjtë mbi të dytin, mbi të tretin, pas zgjedhjeve, zakonisht në sistemin tonë parlamentar i pari e mbanë përgjegjësinë. Ai që i ka fituar zgjedhjet ai është përgjegjës me krijua institucionet.

Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor, fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.