Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një vizite në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Në zgjedhje shkojmë të vetëm nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti pas zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Lideri i AAK-së do t’i prijë listës në garën zgjedhore por nuk do të jetë kandidat për kryeministër.