Në këtë mbledhje u shqyrtua projekt-vendimi për formimin e komisionit për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë, me qëllim të krijimit të një procesi më transparent dhe të drejtë për përzgjedhjen e përfituesve.

U theksua rëndësia e bursave si mbështetje konkrete për të rinjtë në arsim dhe zhvillimin e tyre akademik.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe projekt-vendimi për emërimin e komisionit që do të merret me shqyrtimin e shpërblimeve komunale: “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohja “13 Qershori”, të cilat ndahen për kontribut të veçantë në fusha të ndryshme.

Në rend të ditës u përfshinë edhe çështje të tjera administrative, përfshirë formimin e komisionit për DKA-në dhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar.

Pas diskutimeve, të gjitha pikat u trajtuan sipas agjendës dhe do të procedohen për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.