Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar për RTK se të mërkurën, më 28 maj, do të lëshohet në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar në Glloboçicë.

Sipas njoftimit, kontrolli i hyrjeve dhe daljeve do të jetë i vendosur në objektin kufitar të Kosovës, i cili ndodhet në Glloboçicë.

Ky vendkalim i ri shënon hapjen e dytë të një pike të përbashkët kufitare mes dy vendeve. Vendkalimi i parë i këtij lloji u hap muaj më parë në Bllacë, duke lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Hapja e vendkalimit të përbashkët në Glloboçicë pritet të ketë një ndikim pozitiv në shkurtimin e kohës së pritjes dhe thjeshtimin e procedurave kufitare për qytetarët e të dyja vendeve.