Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, kalimi pa asnjë kontroll policor gjatë fundjavës

25.06.2022

Çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentash apo policor. Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive. Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt më 20 qershor 2022 në Prishtinë. Në këtë mbledhje […]

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, kalimi pa asnjë kontroll policor gjatë fundjavës Foto: Ilustrim

Çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentash apo policor. Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive.

Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt më 20 qershor 2022 në Prishtinë.

Në këtë mbledhje është rënë dakort që çdo fundjavë nga një qershori deri në 30 shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë asnjë ndalesë në kufi.

“Prej 1 qershorit deri më 30 shtator, për çdo fundjavë, në kufijtë tonë, qytetarët do të kalojnë pa qenë nevoja të kontrollohen”, ishte shprehur ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Sot qytetarët e Kosovës që shkojnë për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë e kanë kaluar kufirin pa asnjë ndalesë.

Ndërsa, ministri Xhelal Sveçla tha Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

“Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, qoftë në luftimin e veprimeve ilegale.

Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen që deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtë të kufirit”, ishte shprehur Sveçla.