Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në studimet master.

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2418 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Aplikimi është hapur nga sot dhe do të jetë deri më 29 shtator 2023, në orën 16:00.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni në vegëzën në vijim:

https://www.facebook.com/UniversitetiPrishtines/posts/pfbid0295QMFZonH9RF6yxL8h1xDNeDrnN87gftgaJPC1b61UenFY559ZCBj7qSP42xjwBQl