Hapet aplikimi për shtesat për fëmijë të lindur nga viti 2015-a e tutje

Nga sot është hapur aplikimi për Shtesa për Fëmijë për të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje.

16.10.2021 / Lajme

Hapet aplikimi për shtesat për fëmijë të lindur nga viti 2015-a e tutje
Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dje ka njoftuar se ka marrur vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.

Këtë thotë se e ka bërë si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar.


Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index

“Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj. Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme. Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor.

Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues. Pas pilotimit me sukses të masës së shtesave për fëmijë, kemi vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.

Andaj që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me ASHI dhe BQK.

Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës”, ka shkruar ai në Facebook.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *