Oda e Avokatëve sot ka publikuar njoftimin për aplikim për avokatë dhe praktikantë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, njofton të gjithë të interesuarit se afati për licencimin e grupit të radhës së Avokatëve dhe Praktikantëve është deri me 1 nëntor 2019 (e premte) ora 16:00.

Dorëzimi i dokumenteve bëhet deri më 01 nëntor 2019 në objektin e OAK-së në Prishtinë.

Kjo për shkak të organizimit të Ditës së Avokatisë 2019 respektivisht 46 vjetorit të themelimit të OAK-së.