Handikos kërkon nga partitë poltike përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në planprogramet qeverisëse

19.01.2021

Handikos sot iu është drejtuar me një letër të hapur subjekteve politike në Kosovë që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, përmes së cilës kërkojmë zotimin e tyre për përfshirjen e çështjeve të personave me aftësi të kufizuara në planprogramet qeverisëse. Në këtë letër ata theksojnë se Kuvendi dhe Qeveria […]

Handikos kërkon nga partitë poltike përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në planprogramet qeverisëse Foto: Ilustrim

Handikos sot iu është drejtuar me një letër të hapur subjekteve politike në Kosovë që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, përmes së cilës kërkojmë zotimin e tyre për përfshirjen e çështjeve të personave me aftësi të kufizuara në planprogramet qeverisëse.

Në këtë letër ata theksojnë se Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, do duhej të sigurojë dhe garantojë “shoqëri gjithëpërfshirëse në të cilën personat me aftësi të kufizuara realizojnë potencialin e tyre të plotë dhe jetojnë jetë dinjitoze si qytetarë të barabarte”.

“Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë konsiderojnë se me gjithë veprimet që janë ndërmarrë viteve të fundit në përmirësimin e jetës, ata vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore të cilat ua pamundësojnë jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe aktet tjera ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë letër ndër të tjera.