Sot, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, Bedri Hamza, Ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës theksoi se të gjitha kazinot që ndodhën në Kosovë, asnjëra nuk ka licencë.
Bedri Hamza, gjatë fjalimit të tij në Parlament lidhur me mbylljen e kazinove, ai tha se qfarëdo vendimi që do të merrë Qeveria ose Kuvendi i Kosovës unë do ta përkrahë plotësisht.
Po ashtu, Hamza foli edhe për punën e ATK-së, Doganave dhe Policisë së Kosovës në lidhje me gjobat dhe konfiskimet e shumta të lojërave të fatit.
Hamza shtoi se u shqiptuan gjoba me miliona euro, u konfiskuan aparate të ndryshme të lojërave të fatit.
Kujtojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot të thirrur nga 49 deputetë përmes një rezolute të votuar nga 74 deputetë ka vendosur për pezullimin e menjëhershëm të të gjitha lojërave të fatit që operojnë në Kosovë.