Halil Kastrati bashkë me bamirësit ndërtojnë 21 shtëpi në një vend për nevojtarët

04.03.2020

Larg politikës dhe aty ku flitet për padrejtësinë e luftës, por gjithmonë afër atyre që kanë nevojë të jetojnë një jetë më të dinjitetshme, qëndron humanisti Halil Kastrati. Drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se së bashku me bamirësit janë duke ndërtuar 21 shtëpi në një vend për […]

Halil Kastrati bashkë me bamirësit ndërtojnë 21 shtëpi në një vend për nevojtarët Foto: Ilustrim

Larg politikës dhe aty ku flitet për padrejtësinë e luftës, por gjithmonë afër atyre që kanë nevojë të jetojnë një jetë më të dinjitetshme, qëndron humanisti Halil Kastrati.

Drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se së bashku me bamirësit janë duke ndërtuar 21 shtëpi në një vend për nevojtarët.

Ai tashmë është emër i njohur në gjithë trevat shqiptare, ndërsa zemra e tij e madhe është bërë shembull për të tjerët.

Kastrati përmes rrjetit social Facebook ka treguar se këto 21 shtëpi janë ndërtuar në të njëjtit vend.

“21 shtepi te reja ne nje vende

Thuajse te gjitha gati per tu dhuruar

Diteve ne vazhdim do te fillon rregullimi i ambientit, perzgjedhja e familjeve dhe dhurimi i shtepive

Bamires Zoti ju ruajt e ju shperblefte”, shkruan ai.

Kujtojmë se me një ceremoni solemne të organizuar nga Komuna e Suharekës, në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, humanisti Halil Kastrati është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës.