Halil Kastrati:Më 17 shkurt i dhurojmë 17 banesa

19.01.2019

Vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë. Fjala është për Halil Kastratin, i cili çdo ditë po ndihmon familjet që janë në nevojë anë e kënd Kosovës. Ai sonte i ftuar në një emision të Klan Kosovës konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të […]

Halil Kastrati:Më 17 shkurt i dhurojmë 17 banesa Foto: Ilustrim

Vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë. Fjala është për Halil Kastratin, i cili çdo ditë po ndihmon familjet që janë në nevojë anë e kënd Kosovës.

Ai sonte i ftuar në një emision të Klan Kosovës konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash.

Po ashtu, ai sonte gjatë transmetimit të emisionit, i dhuroi çelësin e banesës një familje në nevojë.

Ai një gjest të ngjashëm e bëri edhe me 28 nëntor, kur i dhuroi 28 çelësa banesash për nevojtarët.