Halil Kastrati, njeriu i cili i bëri 120 familje të lumtur

22.12.2018

Humanisti, Halil Kastrati në vitin 2018 i ka bërë shumë familje ti heqin lotët nga sytë e tyre, duke i bërë 120 familje me shtëpi. Halil Kastratit i ndihmuan edhe shumë donatorë të tjerë, po ashtu edhe me bashkëpuntorët e shoqatës që ai e drejton ‘Jetimat e Ballkanit’, pasi që ky është muaji i fundit […]

Halil Kastrati, njeriu i cili i bëri 120 familje të lumtur Foto: Ilustrim

Humanisti, Halil Kastrati në vitin 2018 i ka bërë shumë familje ti heqin lotët nga sytë e tyre, duke i bërë 120 familje me shtëpi.

Halil Kastratit i ndihmuan edhe shumë donatorë të tjerë, po ashtu edhe me bashkëpuntorët e shoqatës që ai e drejton ‘Jetimat e Ballkanit’, pasi që ky është muaji i fundit për vitin 2018, shoqata Jetimat e Ballkanit kanë bërë një statistikë, e cila tregon se Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ së bashku me donatorë të tjerë kanë arritur ti ndërtojnë gjithsej 120 shtëpi.

Aktiviteti i Halil Kastratit, nuk kanë qenë vetëm shtëpitë, ai ka ndihmuar familjet edhe me ushqime, me paga mujore për jetimat, me bursa studentore, po ashtu edhe të holla për shumë të sëmurë.

Halil Kastrati përmes një postimi në llogarin e tij zyrtare në Facebook shkroi se “Kontributi i juaj e puna e jone ketë vit”.

Ai tha se ne këtë aktivitet e nisëm me buzëqeshje po ashtu edhe me buzëqeshje po e përfundojmë këtë vit.

Mbi 600 mijë kg ushqim për nevojtaret për një vit
Mbi 100.000 shujta në kuzhinën tone ketë vit
Mbi 100.000 euro të dhuruara për shume të sëmurë
Mbi 120 shtëpi e banesa në trojet shqiptare
Mbi 100 paga mujore për jetima
Mbi 50 bursa studentore ketë vit

Faleminderit të gjithëve e Zoti ju shpërbleftë.