Halil Kastrati ndihmon veteranin, Muhamed Kuka

Jemi mësuar ta shohim nē uniformë të UÇK-së, në duar me një flamur pak të pazakontë për kohēn. Nuk humbet pothuajse asnjë protestë, akademi përkujtimore, ceremoni të ndryshme. Bënë rrugë të gjatë verë dhe dimër, në çdo cepë të Kosovës.

Ai është ish-ushtari i UÇK-së, Muhamed Kuka i cili në një intervistë ka treguar se është refuzuar shtatë herë rresht nga Qeveria e Kosovës aty ku ai ka mbajtur shpresën për ta ndihmuar financiarisht që të mjekojë vajzën e tij.

Gjatë ditës së sotme bamirësi Halil Kastrati së bashku me Jetimat e Ballkanit kanë ndihmuar Muhamed Kuka-në me pesë mijë euro.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.