Halil Kastrati: Krejt transaksionet kontrollohen nga shteti, nuk pranojmë fonde të huaja
Humanisti Halil Kastrai ka deklaruar se janë organizatë e regjistruar në shtet dhe se gjithë transaksionet nuk shpëtojnë pa u kontrolluar. “Dhe jemi të kënaqur që kontrollohemi. Gjithçka shkon përmes bankës”, ka deklaruar ai. Kastrati tha se pranojnë edhe para të gatshme në dorë, por personave që i dhurojnë ua japim një dokument, dhe ato […]
Humanisti Halil Kastrai ka deklaruar se janë organizatë e regjistruar në shtet dhe se gjithë transaksionet nuk shpëtojnë pa u kontrolluar.
“Dhe jemi të kënaqur që kontrollohemi. Gjithçka shkon përmes bankës”, ka deklaruar ai.
Kastrati tha se pranojnë edhe para të gatshme në dorë, por personave që i dhurojnë ua japim një dokument, dhe ato para pastaj i dërgojnë në bankë në emrin e shoqatës.
Në Oxygen tha se ka pasur raste kur kanë thënë; stop mos ndihmoni, derisa të ju gjejmë vendin këtyre që kemi.
Ka thënë se aty para dhurojnë vetëm shqiptarët.
“Ne listat i qesim, prej ditës së parë të themelimit nuk kemi pranuar fonde të huaja. Nëse dikush ka dyshime, le të shkon te organet e drejtësisë”, ka thënë ai.
Ka shpjeguar se vazhdimisht publikohen listat e donatorëve, me emra dhe shumë të dhëna.