Halil Kastrati e bëri me shtëpi veteranin e UÇK-së në ditën e Ushtrisë

15.12.2018

Halil Kastrati, Kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” njoftoi përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram se ka dhuruar një banesë për veteranin e UÇK-së i cili quhet Bekë Beka. “Me rastin e formimit të Ushtrisë sonë ne ia bëmë një surprizë, një banesë të re Veteranit të luftës Bekë Beka nga komuna e […]

Halil Kastrati e bëri me shtëpi veteranin e UÇK-së në ditën e Ushtrisë Foto: Ilustrim

Halil Kastrati, Kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” njoftoi përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram se ka dhuruar një banesë për veteranin e UÇK-së i cili quhet Bekë Beka.

“Me rastin e formimit të Ushtrisë sonë ne ia bëmë një surprizë, një banesë të re Veteranit të luftës Bekë Beka nga komuna e Skenderajit dhe është duke banuar në një podrum në Mitrovicë”, njoftoi Halil Kastrati, po ashtu ai i uroi të gjithë shqiptarëve Ushtrinë e Kosovës “Bamirës dhe Shqiptar kudo që jeni Urime Ushtria dhe Zoti ju shpërbleftë’’.

https://www.instagram.com/p/BrYKEyTAQPd/