Halil Kastrati do të ndihmojë familjet nevojtare në të gjitha komunat e Kosovës

Përderisa në tërë botën është shpallur pandemi për shkak të koronavirus covid-19 ashtu edhe në vendin tonë janë marr masa për parandalimin e virusit, “Jetimat e Ballkanit” dhe humanisti Halil Kastrati do të fillojnë aksionin për ndihmën e familjeve nevojtare në tërë Kosovën.

Në pamundësi të shërbimit në kuzhinën ditore dhe si masë të parandalimit të virusit aksioni do të vazhdojë çdo ditë.

” Ne sot filluam me aksion te madh humanitar. Aksioni do te vazhdoje çdo dite neper familjet nevojtare ne krejt komunat e Kosoves, sot kemi filluar me familjet qe jane te regjistruara ne kuzhinen tone – Prizren.

Stafi jone eshte i pergaditur me te gjitha masat mbrojtese per te arritur tek te gjitha familjet nevojtare.

Lusim Zotin qe sa me shpejte te kalon kjo gjendje, te na e lehteson punen dhe ti shperblen bamiresit. O Zot ruaje popullin tone dhe mbare njerzimin” ka njoftuar Kastrati.