Halil Kastrati për 17 shkurt dhuron 17 banesa!

14.02.2019

Në vazhdën e punës disavjeçare humanitare, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me 16 Shkurt të këtij viti do të bëjë dhurimin e 17 palë çelësave për 17 familje në nevojë, për nderë të 11 vjetorit të pavarsisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, […]

Halil Kastrati për 17 shkurt dhuron 17 banesa! Foto: Ilustrim

Në vazhdën e punës disavjeçare humanitare, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me 16 Shkurt të këtij viti do të bëjë dhurimin e 17 palë çelësave për 17 familje në nevojë, për nderë të 11 vjetorit të pavarsisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati.

Ai ka treguar se këto 17 çelësat, për familjet në nevojë, do të dhurohen në Sallën e Kuqe në Prishtinë, më 16 Shkurt në ora 11:00, në një ngjarje e cila do të ketë shumë mysafirë.

17 familje nevojtare po bëhen me strehim të ri më 16 Shkurt.

Postimi i plotë në Facebook nga Halil Kastrati:
Dhurimi i 17 pale çelesave per nder te 17 Shkurtit
Po gezohen 17 familje me banesa te reja
Diten e Shtune 16/02/2019
Salla e kuqe ne Prishtine
Ora 11:00
Ju mirepresim