Guvernatori i  BQK-së sot raporton për rregulloret e BQK-së

13.03.2024

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje pritet të raportojë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili.

Guvernatori i  BQK-së sot raporton për rregulloret e BQK-së Foto: Ilustrim

Ai do të flas lidhur më MSA-në, dhe lidhur më rregulloret e BQK-së. Lajmin për raportimin e guvernatorit Ismaili e ka konfirmua edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai, në profilin e tij në Facebook, ka thënë se guvernatori i BQK-së do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet për takimin në Bruksel, si edhe për rregulloren e valutave të huaja në Kosovë.

“Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë”, ka shkruar të martën Hoti.