Guvernatori i BQK-së: Rritja ekonomike këtë vit do të jetë 9.9%, remitencat deri në 15% më shumë

27.11.2021

Guvernatori Mehmeti ka sqaruar se në rritjen e ekonomisë kanë ndikuar edhe rritjet e konsumit publike, po ashtu rritjet e shpenzimeve publike si dhe indikatorët të tjerë. Po ashtu, ai ka shtuar se rritje ka pasur edhe sa i përket kredive, ku sipas tij në total kreditë arrijnë deri në 3.56 miliardë apo rritje vjetore […]

Guvernatori i BQK-së: Rritja ekonomike këtë vit do të jetë 9.9%, remitencat deri në 15% më shumë Foto: Ilustrim

Guvernatori Mehmeti ka sqaruar se në rritjen e ekonomisë kanë ndikuar edhe rritjet e konsumit publike, po ashtu rritjet e shpenzimeve publike si dhe indikatorët të tjerë.

Po ashtu, ai ka shtuar se rritje ka pasur edhe sa i përket kredive, ku sipas tij në total kreditë arrijnë deri në 3.56 miliardë apo rritje vjetore prej 12.2%.

Mehmeti ka theksuar se edhe Fondi i Garantimit të Kredive ka lehtësuar qasjen e bizneseve dhe individëve në financa.

“Parashikimet tona si BQK këtë vit janë që Kosova të ketë rritje prej 9.9% përshirë rritjen e konsumit publik pastaj projektimet që kanë shënuar rritje, rritja e shpenzimeve publike pastaj edhe indikator tjerë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike në vend”.

“Projektimet këtë vit kanë shënuar rritje në janar shtator 1.25 miliard euro që ka bërë që në total kredit të arrijnë në 3.57 miliardë apo rritje vjetore prej 12.2%. Rritja e kredive të reja në baza vjetore sidomos në periudhën e pandemisë po e dëshmon rolin që e ka në sektorin bankar në mbështetjen e ekonomisë dhe kemi masë të theksuar qasjen në financa që shënojnë rreth 6%”.

Guvernatori i BQK-së ka shtuar se remitencat për këtë vit janë 1 miliard euro apo 15 më shumë.

Ai tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Qeverinë, në mënyrë që jo vetëm remitencat por edhe shpenzimet që realizohen prej diasporës të orientohen në investime.