Guvernatori i BQK-së: Remitencat kanë shënuar rritje, diaspora shtyllë për ekonominë e Kosovës

Guvernatori i BQK-së: Remitencat kanë shënuar rritje, diaspora shtyllë për ekonominë e Kosovës
Fjolla Hoxha

17.07.2021 / Lajme

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë qeveritë e atëhershme u detyruan që të marrin disa masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Njëra ndër masat ishte kufizimi i lëvizjeve, mbyllja e kufijve dhe mos udhëtimi i aeroplanëve në territorin e Kosovës, ku një gjë e tillë e ka pamundësuar ardhjen e mërgimtarëve drejt Kosovës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka theksuar se kufizimi i lëvizjes së diasporës nga pandemia COVID-19 ndikoi në rënien ekonomike të vendit.

“Diaspora është me shumë rëndësi për vendin, remitencat edhe pse ka qenë pandemi kanë shënuar rritje në Kosovë, duke arritur në gati 1 miliard euro”, tha ai.

Sipas tij sektori bankar ka pasur likuidet të mirë dhe kjo ka ardhur si rezultat i veprimeve të BQK-së, që janë marrë pas shfaqjes së pandemisë.

“Sektori financiar është vlerësuar pozitivisht. Edhe raportet e FMN-së, BE-së dhe nga departamenti i shtetit BQK-ja është vlerësuar lartë me masat që i ka marrë”, tha Guvernatori Mehmeti.

Ai ka ftuar diasporën të investojë në Kosovë.

“Ka shumë mënyra se si diaspora të investojë në Kosovë, i ftojmë bizneset nga diaspora të vizitojnë BQK-në për të diskutuar mundësinë që ka sektori financiar për investime”, tha ai.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit