Guvernatori i BQK-së: Diaspora burim shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës

23.02.2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se diaspora është një burim shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Po ashtu ai tha se sektori bankar vazhdon të ketë rolin e saj për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Ai shtoi se ky sektor është mirë i kapitalizuar dhe likuid. Mehmeti ka […]

Guvernatori i BQK-së: Diaspora burim shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës Foto: Ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se diaspora është një burim shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë.

Po ashtu ai tha se sektori bankar vazhdon të ketë rolin e saj për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Ai shtoi se ky sektor është mirë i kapitalizuar dhe likuid.

Mehmeti ka bërë të ditur se bankat kanë dhënë kredi deri mbi 1.5 miliardë euro gjatë pandemisë me COVID-19.

Ai tha se kreditë jo performuese janë në nivel mjaft të ulët, ku edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 për qind.

Sipas tij një sektor financiar stabil krijon mundësi që të përballojmë problemin me pandeminë.

“Sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe likuid. Ky sektor e ka ndihmuar shumë ekonominë edhe gjatë kohës së pandemisë. Bankat kanë dhënë kredi mbi 1,5 miliardë euro gjatë pandemisë, kemi reni të normave të interesit bankar dhe kjo ka ndihmuar shumë. Ky sektor ka kapacitet të luan rol kyç për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë”, tha ai sot në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, foli edhe për diasporën. “Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 përqind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro”, tha ai.

Sipas Mehmetit remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro. Ai vlerësoi se nëse shkojnë punët mirë me vaksinim, atëherë rritja ekonomike në fund të vitit do të jetë 4%.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, deklaroi se qeveria e ardhshme duhet të ketë fokus zhvillimin ekonomik.