Herolind Bytyçi
16.05.2019, 13:01

Grupi i Kumanovës në seancë: Fol shqip, këtu është Shqipëri

Në atmosferë të tensionuar ka filluar seanca e sotme e Gjykatës së Apelit, në të cilën shqyrtohen ankesat e Grupit të Kumanovës, të cilët janë dënuar me burg për ngjarjet në Lagjen e Trimave.

Genci Sefa në emër të grupit ka kërkuar një minutë heshtje për pjesëtarët e vdekur Më pas ai së bashku me të akuzuarit tjerë kërkoi që të lexohet deklarata e përbashkët e tyre, por nga gjykata u paralajmëruan se janë në seancë publike, e jo në gjykim. Pas kësaj, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës kërkuan që gjykatësja të flet shqip.

“Katër vjet presim të flasim. Kërkojmë hetim ndërkombëtar, nuk jemi të kënaqur nga avokatët, një vit nuk kemi pasur komunikim. Kjo është Shqipëri, ne jemi autokton”, kanë thënë disa nga të akuzuarit në seancë.

Pasi gjykatësja nuk ju lejoi të lexojnë deklaratën e përbashkët, ata u çuan në këmbë dhe kërkuan të lëshojnë seancën, ndërsa gjykatësja i lejoi pasi prania nuk është e detyrueshme.