#GropaChallenge: Ndrecaj sfidon Muharremajn me mbylljen e gropave

Gropat në rrugët e Komunës së Suharekës dhe vonesat në riparimin e tyre, po u shkaktojnë telashe të mëdha qytetarëve.

Thonë se përveç dëmeve që kanë po ndihen të rrezikuar edhe nga automjetet që mundohen të mënjanojnë gropat.

Qytetarëve po u shkaktohen edhe dëme materiale në automjetet e tyre, po ashtu po rrezikojnë edhe qytetarët.

E për këtë ka filluar të kujdeset asambleisti nga radhët e LDK-së, Bashkim Ndrecaj. Ndrecaj me vetë iniciativë ka filluar mbylljen e gropave duke sfiduar kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, zv.ministrin Idriz Selimaj dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike,Enver Shabani. Gjithashtu Ndrecaj ka nominuar edhe asambleistët e pozitës në Suharekë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.