Gripi i derrave i pranishëm në Kosovë, 8 raste në QKUK

11.01.2024

Gripi i derrave apo i njohur si virusi AH1N1 ka shënuar prezencën e tij në Kosovë. Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë tetë raste me këtë grip. E nga kjo klinikë për Infokus konfirmuan se kjo sëmundje shkakton vështirësi në frymëmarrje. “Sëmundje e AH1N1 është kontagjinoze që shkakton manifestime respiratorike të përcjellë […]

Gripi i derrave i pranishëm në Kosovë, 8 raste në QKUK Foto: Ilustrim

Gripi i derrave apo i njohur si virusi AH1N1 ka shënuar prezencën e tij në Kosovë.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë tetë raste me këtë grip.

E nga kjo klinikë për Infokus konfirmuan se kjo sëmundje shkakton vështirësi në frymëmarrje.

“Sëmundje e AH1N1 është kontagjinoze që shkakton manifestime respiratorike të përcjellë me infiltrim mushkërore dhe vështirësi në frymëmarrje”, thuhet në përgjigjet e kësaj klinike.

Gjithashtu, nga kjo klinkë kanë bërë të ditur se gripi i derrave mund të përhapet përmes spërkalave të personit të infektuar.

Derisa kanë konfirmuar se mund të ketë edhe përhapje të rasteve.

“Gjasat për përhapje ekzistojnë, por meqë kemi pasur në mënyrë sporadike raste, besueshmëria për një situatë epidemiologjike të rënduar është e vogël”, thuhet në përgjigjen e Klinikës Infektive për Infokus.