Greva në arsim, reagon UNICEF: Fëmijët t’i kthehen mësimit sa më parë

30.09.2022

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka reaguar pasi greva në arsim ka bërë katër javë, duke thënë se është thellësisht i shqetësuar më këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor. UNICEF ka thënë se duhet të vihet në plan të parë interesi i fëmijëve dhe që ata t’i kthehen mësimit sa më […]

Greva në arsim, reagon UNICEF: Fëmijët t’i kthehen mësimit sa më parë Foto: Ilustrim

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka reaguar pasi greva në arsim ka bërë katër javë, duke thënë se është thellësisht i shqetësuar më këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor.

UNICEF ka thënë se duhet të vihet në plan të parë interesi i fëmijëve dhe që ata t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.

Sipas UNICEF, privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.

“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim. UNICEF-I është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi I vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’I kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.”, thuhet në reagimin e UNICEF.