Greva në arsim, Nagavci: Janë mbi 580 mijë orë të humbura

13.09.2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë mbi 580 mijë orë të humbura, si pasojë e grevës në arism të inicuar nga SBASHK-u. E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ministrja e këtij dikasteri ka theksuar se pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët që vijojnë mësimin në shkollat publike, […]

Greva në arsim, Nagavci: Janë mbi 580 mijë orë të humbura Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë mbi 580 mijë orë të humbura, si pasojë e grevës në arism të inicuar nga SBASHK-u.

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ministrja e këtij dikasteri ka theksuar se pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët që vijojnë mësimin në shkollat publike, ngase sekstori privat ka vazhduar punën.

“E para që duhet të diskutojmë është se kush po e pëson dhe për fat të keq pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët. Vetëm gjatë ditës së djeshme, në shtatë ditët e grevës janë më shumë se 580 mijë orë të humbura dhe ajo që është po ashtu problematike është se pasojat e grevës po i bartin vetëm fëmijët që vijojnë mëismin në shkollat publike sepse sektori privat po punon”, ka thënë ajo.

“Ne bëmë hapin e parë për t’i ftuar në takim”.

Ajo ka thënë se të sot do të ketë një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Këshillit grevist.

Megjithatë, sipas Nagavcit kjo nuk është hera e parë që ajo takon kryesinë e SBASHK-ut.

Ministrja Nagavci ka potencuar se është e rëndsishme të përmendet që për të pasur një marrëveshje duhet të ketë vullnet të dyanëshëm”.

“Si ministri e qeveri i kemi takuar në vazhdimësi dhe kemi adresuar pjesën më të madhe të kërkesave që SBASHK i ka pasur gjatë kësaj kohe”.

“Që nga marrja e detyrës sime si ministre kam pasur takimin e parë me kryesinë e SBASHK-ut dhe që nga ajo ditë kemi pasur me dhjetëra takime. Përtej takimeve pas shpalljes së grevës ndonëse kërkesa ishin të sindikatës ne bëmë hapin e parë për t’i ftuar në takim”, shtoi ajo.